Kryeministri Edi Rama thotë se janë vetëm dy njerëz që nuk janë të interesuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç.

 

Sipas tij, kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë iu duhet një histori konfrontimi për politikën e tyre të brendshme.

 

“Për çfarë duhet kjo histori konfrontimi permanent? Duhet për politikë të brendshme dhe cila ështe gjëja që e shpërben figurën e armikut imagjinar në sytë e zgjedhësve të njërit dhe tjetrit? Asociacioni që mbyll përfundimisht, në këtë aspekt, mundësinë për të vazhduar lufta që këta nuk na lënë të zgjedhim, këta nuk duan të zgjidhen. Është shumë e qartë”, tha Rama.

 

Rama konfirmoi gjate konferencës surprize për mediat anulimin e mbledhjes mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahej ditën e  merkure në Gjakovë.

 

Ai tha se i kishte propozuar pales se Kosoves që ndryshe nga herët e tjera, ne kete mbledhje të diskutohej situata e krijuar në veri dhe marrëdhënia e tensionuar mes Kosovës dhe BE, permes nje takimi me te ngushte, mirepo nuk kishte pasur nje pergjigje konkrete ne lidhje me kete propozim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *