Dilemën dhe sfidën për të folur për vendimet e drejtësisë në 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri i shuajti me vërejtje.

 

Të parët ishin ambasadorët. Pa përmendur emra por përballë diplomates amerikane, Yuri Kim, kreu i qeverisë i quajti të pakëshillueshme qëndrimet e tyre ndaj vendimeve të gjyqësorit.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Skena është e pazakontë. Kreu i pushtetit ekzekutiv përpara pushtetit gjyqësor pa harrur sytë dhe veshët e diplomatëve të cilët kur vjen fjala te drejtësia kanë edhe një luks që kur të duan mund ta ndajnë gëzimin ose hidhërimin për vendimin e gjykatave, ç’ka për mua, për ne, autoritetet e këtij shiteti nuk është hiç e këshillueshme, lëre pastaj e imitueshme.

 

Me rezerva foli edhe për vendimet e “kushtetueses” ndër vite. Duke iu referuar dy çështjeve të ndërmarra nga vetë socialistët, si shkëlqim cilësoi vendimin për rrëzimin e marrëveshjes për çështjen e detit me Greqinë në vitin 2010 ndërsa si të njollosur atë të mos-shkarkimit të Ilir Metës si president.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ështe krijuar një përshtypje e vrazhdë sikur gjithë aktiviteti i GJK konsiston në një kalim pasash mes saj dhe kuvendit dhe së fundmi edhe deri para pak kohësh, larg qoftë me presidentin, kthime, gjysmëkthime, vendime për rishkrime ligjesh mbi çështje me fokus mbi debatin e forcave politike në pritje të një arbitrazhi që ndonëse me konture juridike përqëndrohet pashmangshmërisht në arsyetime poltike, apo nodnjëherë mjaftohet thjesht me balancime politike.

 

Ekulibër politik dhe social i kerkoi Edi Rama “kushtetueses” ndaj vendimeve të qeverisë që janë dërguar për shqyrtim në gjykatë nga Partia Demokratike.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Godtija në GJK nga parti politike e një vendimi qeverie për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit është një akt që të lë pafjale. Si mundet të  evitojmë që duke iu adresuar GJK për shumë gjëra të mos kontribuojmë dhe të mos e vemë GJK në pozitën për të tejzgjatur majijsjen e konflikteve politike.

 

Pasi e përshendeti pa i dhënë dorën, kryeministri Edi Rama, u largua pa dëgjuar mesazhin e Yuri Kim për prokurorët dhe gjyqtarët.

 

 YURI KIM

 

AMBSADORE E SHBA NE TIRANE

 

Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale. Ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Ndaloni! Është koha që të lini njerëzit normalë që të besojnë se ka drejtësi në shqipëri. Këtë ka bërë Gjykata Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjë. Këtë duhet të bëjë çdo magjistrat. Mos iu përgjigjuni telefonatave, mos merrni dhurata, mos kini frikë nga kërcënimimet.

 

E njëjta kërkesë edhe nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë. Christiane Hohmann tha se duhet të ecet para me çështjet për hetimin e korrupsionit në nivele të larta zyrtarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *