E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama krahason qeveritë: Disa respektojnë protestuesit dhe disa i vrasin nga dritarja

Kryeministri Rama, gjatë rubrikës së tij Sy mSy iu kthye një komentuesi që i kujtonte se po bënin vetëm detyrën, duke i kujtuar se administrata tani kur protestohet para Kryeministrisë mbyllin dritaret dhe punojnë, kurse të tjerët që qëllojnë me plumba nga këto dritare.

“Pyetja është a kanë punuar qeveritarët ndër vite njësoj apo pikërisht këtu dallojnë. Këtu dallojmë, se paratë e popullit janë, që kur ka lindur ideja e një qeverie, për të gjithë dhe kudo. Pyetja është pse deri dje ata që bënin detyrën e lanë Shqipërinë ashtu siç e lanë. Pse ata që bënin detyrën e lanë që gjysma paguante drita dhe gjysma vidhte, paguante për tjetrën, pse nuk e bënë. Detyrën bëjnë të gjitha ata që vijnë në këtë godinë. Ca mbyllin dritaret dhe lenë protestuesit të bëjnë qefin e tyre dhe disa hapin dritaret dhe gjuajnë me autoamtik dhe vrasin protestues. Detyrën bëjnë të dya palët, por puna është që njëri vret dhe tjetri respekton.”, tha kryeministri.

Më shumë video

Reklamë