Kryeministri Edi Rama shprehet se në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i prekur nga koronavirusi, ndërsa thekson se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në rast përballjeje.

 

Ai ka shpërndarë një video në faqen e tij të “Facebook”, në të cilën theksohet qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë mbi koronavirusin dhe masat që janë marrë në çdo pikë kufitare.

 

Krahas videos, kreu i shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve të rreme.

 

“Koronavirusi nuk e ka prekur shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim. Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim. Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *