Kryeministri Edi Rama nga Korça vijon fushatën e anëtarësimeve të reja në Partisë Socialiste, ku theksoi se fokusin e plotë qeveria e ka tek njerëzit dhe jo tek debatet me kundërshtarët politikë.

 

 

Ai tha se Korça është kthyer në një qendër të vërtetë ekonomike dhe pse mbetet akoma shumë punë për të bërë, dhe se sfida më e madhe është të krijohen sa më shumë mundësi punësimi.

 

“Sfida është të krijojmë gjithnjë më shumë mundësi të reja. Se flitet për rroga e pensione por në fund harrohet që edhe shtëpia e përbashkët e shtetit, është si shtëpia e secilit. Nuk ka prind që nuk do që ti japë më shumë lekë fëmijës, por pse nuk e bën, po se aaq janë mundësitë. E njëjta gjë është ajo që bëjmë. Punësimi në Shqipëri po rritet, edhe pse s’po rritet aq sa donim. 20 mijë njerëz janë futur në punë nga janari, rritja e puënsimit në Shqipëri është më i larti në të gjithë rajonin. Ne kemi nxjerrë dhjetëra mijëra njerëz në të zezë, që kompania t’i paguajë të gjitha. Korça është kthyer në një qendër ekonomike lokale e vit pas viti do të rritet. Korça është një zonë e vizitueshme jo vetëm gjatë verës, ka disa pika strategjike, që nga Voskopoja e plot të tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *