Kryeministri Rama reagoi pas lajmit të mirë që dha ministrja Manastirliu se po shkon drejt shërimit kontakti I parë I pacientit “zero”, më konkretisht një 54 vjecar nga Tirana.

Rama konfirmon se ky pacient që kurohet në spitalin infektiv doli negative në testin e parë.

Megjithatë këtij pacienti do ti bëhet edhe një test tjeter konfirmues pas 48 orësh, e nëse del sërish e njëjta përgjigje, atëherë do të kemi të shëruarin e parë nga COVID-19 në vendin tonë, deklaroi kreu I qeverisë.

 

Një lajm i mire.

Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e pare.

Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e pare.

Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun.

Durim, besim dhe durim, durim, durim!

I love you!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *