E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 40 minuta më parë
Politikë

Rama konfirmon rikandidimin e Sotiraq Filos, në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos për kryebashkiak të Korçës edhe për një mandat tjerët katër vjeçar.

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë është shprehur se kryebashkiaku aktual do kandidojë sërish për të drejtuar qytetin dhe për të qenë ai qytetari i parë i Korçës deri në 2023.

 

Reklamë

‘Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë “Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin”

Ne merremi me si do të fitojmë përsëri për të fituar më shumë qytetarët, ata merren me ne gjithë kohës. Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të të enjtes, sepse ‘kush fle me qenin gdhihet me pleshtin’. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve. Kështu që duam apo nuk duam përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata.

Por një gjë është e sigurtë. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë