Subscribe

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

 

Shefi i qeverisë bëri të ditur se qëndrimi i Shqipërisë është që mos të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit të BE.

 

Por, nëse negociatat nuk hapen në qershor, shtoi Rama, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, pasi është diçka që e e kërkojnë qytetarët shqiptarë.

 

“Mbledhjen e Këshillit Evropian ku do të diskutohet përsëri çështja e hapjes së negociatave. Nuk ka asnjë rezervë ndaj nesh por gjithçka lidhet me ngërçin e krijuar nga veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si konstruktiv dhe të lidhur me Maqedoninë dhe për mos ndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual. E njoftova Komisionerin që ne e kemi kryer një proces këshillimi kombëtar dhe mbetet aktivizimi si qasje për ndarje pas mbledhjes së takimit të Këshillit Evropian”, tha kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *