Dy aleatet kryesore ne qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta jane takuar mëngjesin e kësaj te shtune ne nje nga lokalet ne periferi te kryeqytetit. Biseda mes tyre ka qene koke me koke dhe ka zgjatur rreth nje ore. Mësohet se ata kane diskutuar per situatën e fundit politike si dhe per përgatitjet per zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk dihet nëse eshte folur edhe per zgjedhjen e presidentit te ri te republikës. Ndërkohe, takimi vjen edhe ne kohen kur dy partitë pas pak ditësh shënojnë kater vjetorin e marrëveshjes se tyre per bashkëqeverisje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *