Subscribe

Ndërsa mori pjese në ceremoninë e rikonstruksionit të parkut të arkeologjik të Apolonisë, kryeministri Edi Rama tha se bllokimi i rrugëve nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor dhe integrimit europian.

 

“Është koha për ta zhbllokuar këtë rrugë dhe jo për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, mallrat, që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë, por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian, ku secili në rrugën e vet duhet të jetë i garantuar në konkurrencë dhe i vlerësuar sipas meritës.”

 

Në fjalën e tij Rama tha se ka ardhur koha të shpëtohet trashëgimia kulturore nga gjykatësit e korruptuar.

 

Duke theksuar rëndësinë e vetingut, shefi i qeverise solli si shembull perballjen gjyqësore mes qeverise dhe gjykatës për kalanë e Lezhës.

 

Rama tha se trashëgimia kulturore e ndihmon shtetin të gjeneroje të ardhura për zonat dhe turizmin.

 

 

Fjalën e plotë të kryeministrit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *