Kryeministri Rama reagoi për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë të së martës në Rinas ku u grabiten miliona euro dhe u vra një nga autoret gjatë përleshjes me policinë.

Në një postim në Twitter vetëm pak caste pas qëndrimit të mbajtur edhe nga presidenti Meta, kreu I qeverisë shkruan se kompania kineze që bleu pak kohë më parë aeroportin ndërkombëtar ka dështuar sikurse kompania e mëparshme në garantimin e sigurisë.

Rama lajmëroi gjithashtu se tashmë shteti shqiptar do të marrë vetë kontrollin e perimetrit të jashtëm dhe sigurine e brendshme të aeroportit.

Kryeministri në fund nuk nguroi të ironizojë edhe sulmet që po i bëhen policisë për këtë rast.

 

 

Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *