Kryeministri Edi Rama në takimin me mësuesit në Elbasan ka thënë se këtë vit nis shkolla e drejtorëve, ku do të kryhen trajnime menaxheriale.

 

Në fjalën e tij, kryeministri Rama është shprehur se qeveria e tij ka bërë atë që deri pak kohë më parë dukej e pamundur, largimi i politikës nga shkollat.

 

“Këtë vit shkollor, pasi nuk mund të them datë, nis shkolla e drejtorëve. Nuk mundet dot të synojmë më shumë nëse do të vazhdojmë me këtë nivel. Kemi hequr 300 drejtorë shkollash dhe nuk i kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar me 300 mësues shumë të mirë. Shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar në mënyrë të vazhduar menaxherët e shkollave. Ashtu sikur trajnimi i mësuesve ka ndryshuar. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *