Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me të rinjte që studiojnë apo punojnë jashtë vendit, e që kërkojnë të kthehen në vendin e tyre për të punuar.

 

Kreu i qeverisë sqaroi se të gjithë ata që duan të japin kontributin e tyre në Shqipëri, do të lidhen me ministrat.

 

Në mbyllje të bisedën, Rama këshilloi të rinjtë që jetojnë jashtë që “të bëjnë edhe pak qejf”, jo vetëm punë.

 

“Më vjen mirë që kemi një numër shumë më të madh se çfarë e prisja, njerëzish si ju që kanë interes për të kontribuar dhe kanë kurajon për ta bërë këtë gjë në sensin që nuk ia lënë fjalës se atje s’të përfill njeri, s’të hap derën njeri, pavarësisht se kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuara sepse për fat të keq ndodhin dhe këto… Ju uroj çdo të mirë, mos harroni të bëni pak qejf se nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta. Të merreni me familjen dhe atë që u do zemra.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *