Subscribe

Votuesve për herë të parë në kryeqytet, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi votën për të përmbyllur, dy procese të rëndësishme për jetën e qytetarëve, vaksinimin dhe rindërtimin.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Ju pëlqen Luli? Ta marrin ta vënë në kornizë, edhe në mur, po të duan edhe ta puthin kur vjen puna për zgjedhjen, është si puna e gomarit që zgjech për të ngarkuar drutë. E sheh nga ngjyra, nëse të pëlqen ngjyra e gomnarit që fle merr atë që do të ngarkojë drutë, apo atë që është në këmbë gati për të ngarkuar drutë?”

Të rinjve socialistë u tha se 25 Prilli është një votë për reformën në drejtësi.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është populli që do të vendosë që do ta çojmë deri në fund dhe do ta mbështesim deri në fund drejtësinë e re që sapo ka filluar të belbëzojë dhe kur të flasë drejtësia të mos ketë dallim, apo do të kthehemi edhe njëherë mbrapa?

 

Në takimin me banorët e kombinatit, ku dhjetë nga 338 familje u dorëzoi kontratën e shtëpive të reja, pa-pagesë, që do të marrin në përfundim të ndërtimit të lagjes së re, të pagëzuar me emrin “Kombin-Art”, Edi Rama, u kërkoi të  mos e lënë kryeqytetin në duart e atyre që e copëtuan për interesa politike.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Të rikthesh ata që e bënë Tiranëqn nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Nuk jemi të rënë nga qielli që të mos bëjmë gabime e ndonjëherë të mos e dhjesim muhabetin, por në fund të ditës, ne jemi ata që kemi bërë, bëjmë dhe do të bëjmë për këtë vend, çka të tjerët as e kanë çuar ndërmend se mund të bëhet.

 

Për kryeministrin, procesi i rindërtimit, rrezikon dështimin nëse bie në duart e Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *