Subscribe

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me socialistet e zhgënjyer te Dibrës, nga i cili ka akuzuar rivalin politik Rama se ka zgjedhur aleancën me krimin duke braktisur qytetaret. Rreth 200 socialiste kane vendosur t’i bashkohen opozitës, duke grisur teserat e PS dhe gjate këtij takimi lideri i opozitës Basha ka deklaruar se për Bashkinë e Dibrës, e majta ia ka premtuar 50% te pushtetit klaneve te krimit.

“Dhe ju e dini nga përvoja juaj se nesër ku 50% do të jetë 60%, e 70%, e 80%, derisa pushtetin lokal në Dibër ta kenë kapur përfundimisht krimi, bandat e ta përdorin për interesat e tyre, për pasurimin e tyre, për drogën e jo për socialistët dibranë e as për demokratët dibranë, për asnjë dibran të ndershëm.”

Sipas Bashes te majte e te djathte duhet te bashkohen ne emër te parimeve te demokracisë, siç eshte liria e votës, duhet te bashkohen per te dekriminalizuar politiken.

“Kam ardhur sot tu them e tu jap fjalën sot, doktor Muratit, z. Kaziu, z.Mziu se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, midis aleancës mes një tufë horrash dhe hajdutësh për të ardhur në pushtet dhe aleancës me socialistët e ndershëm për të ndryshuar Shqipërinë, ka zgjedhur dhe do të zgjedhë gjithmonë aleancën me shqiptarët e ndershëm dhe me socialistët e ndershëm. Këtu qëndron forca e ndryshimit, ndryshimit të vërtetë që do të funksionojë për ju dhe jo për një grusht njerëzish që mendojnë vetëm për pasuritë e tyre.”

Ndërkohe qe kandidati për kryetar Bashkie, Sherefedin Shehu theksoi se Dibra mund te ndryshoje vetëm duke patur një aleancë me qytetarët e Dibrës dhe jo mbështetjen e vetëm një partie politike.

“Koalicioni i Partisë Demokratike është rritur, por këtë të sotmen e shikoj edhe si zgjerim të aleancës së saj me qytetarët dhe e shikoj si një nisëm, si një fillim të ri për ndryshimin e Dibrës sot dhe të Shqipërisë nesër. Dhe Dibra do të qeveriset nga kjo aleancë e të gjitha fushave, por edhe të gjitha aspekteve politike.

Shtabi elektoral i kandidatit Muharrem Rama përgënjeshtroi lajmin për largimin e 200 anëtarëve nga strukturat e Partisë Socialiste. Ne nje deklarate per mediat shtabi elektoral i kandidatit te maxhorances garantoi se asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk është larguar në drejtim të Partisë Demokratike dhe e gjitha është një shfaqje e shëmtuar me njerëz të importuar nga jashtë Dibrës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *