Subscribe

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët për të rindërtuar zonat e prekura prej tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit. Gjatë fjalës së mbajtur në nisje të Konferencës së Donatorëve, Rama deklaroi se vende të vogla si Shqipëria nuk i përballojnë dot vetëm tragjedi të tilla. Sipas tij, qeverisë shqiptare i mungojnë paratë dhe koha.

 

“Vendet e mëdha mund ti përballojnë edhe vetëm, por për vende të vogla nuk është kaq e thjeshtë, edhe pse jam krenar si i përballuam. Komunitetet u bashkuan me ne, njerëzit vrapuan për të ndihmuar fqinjët. U nxorën njerëzit jashtë nga rrënojat. Pa ekipet fantastike të shpëtimit dhe dorën e solidaritetit këtu, numri i viktima dhe plagët do të ishin më të thella. Të vdekurit janë varrosur, por duhet të shikojmë nga e ardhmja, 17 mijë familje kanë mbetur pa ndërtesa. Raporti tregon se na duhen 1 mld euro për të ndrequr dëmin. Për një vend si i imi, që kemi 13.5 mld euro PBB  dhe na duhet të përballemi me 6.4% të PBB-së sonë. Nuk e bëjmë dot vetëm, na mungojnë paratë dhe koha dhe jam këtu me një kërkesë, ju lutem na ndihmoni me grante dhe hua të përballueshme për të rindërtuar shtëpitë. Përgjigjujini vuajtjes sonë me bujarinë tuaj.”

 

Ai nuk la pa falenderuar vendet që kanë kontribuuar deri tani dhe ata që kanë premtuar për shuma të konsiderueshme që do t’i japin një dorë Shqipërisë.

 

“Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *