E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

Rama kërkon mandatin e tretë: Do pastrojmë abuzuesit nga radhët e bluzave të bardha

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një postim në rrjetin social “Facebook”, ku krahason gjendjen e spitaleve sot me ato të shtatë viteve më parë.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se ky ndryshim nuk mjafton. Për këtë arsye, ai shprehet se i duhet një mandat i tretë për të pastruar deri në fund abuzuesit në radhët e bluzave të bardha.

“Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo? Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje! Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave! Prandaj na duhet Mandati i Tretë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë