Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës në protestën e 11 shkurtit, moment i cili sipas tij shënon momentin e fillimit të revolucionit për rrëzimin e qeverisë Rama.

 

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të shkatërrojë opozitën në vend, pasi sipas kryetarit të PD, lideri i mazhorancës ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI duke e përdorur kundër Partisë Demokratike.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Edi Rama nuk njeh asnjë lloj norme, njeh vetëm një parim: frikën! Dhe kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri dhe opozitës në Shqipëri.”

 

Krahas protestave, Berisha ka premtuar se opozita do të vazhdojë edhe debatin në parlament, ku nesër është interpelanca e kërkuar nga Enkelejd Alibeaj me kryeministrin Edi Rama. Edhe pse ai vetë së bashku me 4 deputetë është përjashtuar nga seanca, edhe pse mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD për debat për çështjen McGonigal, kreu i PD Sali Berisha premtoi se opozita nuk tërhiqet nga beteja në kuvend.

 

 “Na perjashtuan ne 5, po ju jeni 15 me shume, te pergatitet mire Edi Rama .”

 

Por akuzat e Sali Berishës nuk u kufizuan vetëm tek Rama, Alibeaj dhe McGonigal, kryetari i PD sulmoi ashpër edhe ambasadoren amerikane në Tiranë.

 

“Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme.”

 

Nesër kryeministri Edi Rama pritet të përballet për herë të parë me opozitën për lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Parlamenti ka vendosur në rendin e ditës kërkesën për interpelancë, të kërkuar nga Enkelejd Alibeaj, dhe mbetet për t’u parë si do të veprojë opozita për liderit të mazhorancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *