Subscribe

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar KÇK-në si një organziatë kriminale në sistemin e drejtëissë.

 

Gjatë prezantimit të paketës Speciale AntiKÇK, Rama theksoi se të gjithë prokurorët e gjyqtarët që e dinë që nuk mund të kalojnë dot vettingun po vjedhin hapur.

 

“KÇK është një organizatë kriminale. Një kancer në sistem që me fillimin e vettingut dhe me rezultatet e para të vettingut ka hyrë në fazën e vet më agresive. Janë njerëz që e dinë shumë mirë që s’kanë shans ta kalojnë vetinug. Prandaj sot shfaqen më hapur sesa dje. Sot nuk e kanë jetën përpara në kuptimin e karrierës por kanë vetëm kohën përpara kur të dalin para vettingut. Motoja e tyre është KÇK e kam dëgjuar nga ata”

 

Ai përmendi këtu dhe rastin e Durrësit, atë të prokurorit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat.

 

“Rasti i Durrësit është rasti më flagrant.Në rastin e Durrësit u gjendën në një makinë prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dhe në bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura të prokurorisë. Ato që për një kohë të gjatë i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi Donika Prelës, ndërkohë u gjetën në atë makinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *