Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Sali Berishën. Kësaj here nëpërmjet krahasimit të investimeve që qeveria aktuale ka bërë në sistemin shëndetësor me atë paraardhës.

 

Rama ka publikuar pamjet nga një qendër shëndetësore në qytetin e Fierit ku krahason ambjentet aktuale me ato që ishin në kohën kur në krye të qeverisë ishte Berisha.

 

“Këto janë rastet kur duhet kujtuar se ata që janë shpallur Nongrata, janë po ata që e shpallën Nongrata shërbimin shëndetësor në Shqipëri, të cilin me punë, mund e durim ne po e rilindim hap pas hapi, jo vetëm në spitale po edhe në qendrat shëndetësore, si kjo qendër e re në Fier e si qindra të tjera deri në zonat më të largëta, nga Veriu në Jug”- shprehet Rama.

 

 

Më herët ditën e sotme Rama ka bërë deklarata të forta ndaj SPAK ku kërkonte drejpërdrejt hetimin e ish kryeministrit Sali Berisha, për akuzën e ngrituar nga Departamentit Amerikan i Shtetit, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *