E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Kam 1.2 milion dëshmitarë që kanë bërë Check up falas

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur opozitës në lidhje me Check Up-in. Pas akuzave të njëpasnjëshme nga ana e opozitës, kreyministri u shpreh se Check Up-i është një pasqyrë që tregon vëmendjen e qeverisë për njerëzit.

 

Në një postim të shkurtër në “Twitter”, Rama tha se opozita ka si alternativë vetëm shpifjet dhe akuzat vulgare ndërsa ai vetë ka dëshmitarë 1.2 milion shqiptarë që kanë bërë Check Up-in falas.

 

Reklamë

“CHECK UP është një pasqyrë ulëritëse e dallimit mes vëmendjes sime, e gjitha tek njerëzit dhe vëmendjes së tyre, që është e gjitha tek unë. Ata kanë shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, unë kam mbi 1.2 milion dëshmitarë që kanë bërë CHECK UP FALAS deri më tani.“

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë