E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Kafenetë do të jenë të fundit që do të hapen

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kafenetë do të jenë të fundit nga bizneset që do të hapen. Në përgjigje të qytetares që kërkonte të informohej se kur do të hapen kafenetë, Rama i tha se është përfituese e pagës së luftës në rast se zotëron një aktivitet të tillë.

“Kafenetë do të jenë të fundit që do të hapen. Kështu po bën gjithë bota, nëse ke kafene je përfituese e pagës së luftës”.

Po ashtu, kreu i qeverisë nënvizoi se të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti, ndërsa një pjesë e bizneseve të mëdha do të shtyhen deri në fund të shtatorit.

“Për bizneset e mëdha, një pjese do t’i shtyhen, përjashto ato që janë të përjashtuara, një pjese deri në fund të shtatorit dhe turizmit, fasonëve, call center dhe disa të tjerëve që janë përcaktuar qartë do i shtyhen deri në datë 31 dhjetor për t’i paguar vitin e ardhshëm. Me këtë mbështetje, me hapjen dhe taksat që po falim nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë