E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama: Kadastrat plagë e hapur, “KÇK”nuk do ti gëzojnë pasuritë

Ndonëse nuk e përmendi me emër, kryeministri Edi Rama vijoi me sulmet ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja në lidhje me skandalin e Kadastrës së Durrësit.

 

Duke shfrytëzuar takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes Rama paralajmëroi sërish gjyqtarët, prokurorët dhe të gjithë zyrtarët e korruptuar të administratës shtetërore se nuk do t’i gëzojnë paratë e vjedhura në mënyrë korruptive.

 

Reklamë

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Na preke në plagë të hapura, që është Kadastra e Durrësit, por jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal, që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik, aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista, por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë”

 

 

Shefi i qeverisë u ndalur sërish tek të korruptuarit e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se mazhoranca do të çojë në Kuvend edhe disa masa speciale.

 

 

“Sot vijon të jetë e vështirë dhe e pamundur të shkosh në gjykatë për të zgjidhur problemin. Sot jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i sistemit të drejtësisë. Disa nga “Xhakajdurët” që janë në sistem dhe që e dinë se nuk e kalojnë dot vetingun, janë lëshuar “Kap ça T’kapësh” (KÇK). KÇK-ja është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në Shqipëri, sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si një organizatë e grabitëseve ordinerë. Për KCK po bëhemi gati, me një ligj special për ta çuar luftën në një nivel të pa ndodhur më parë, ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të krimit dhe ndaj KCK. Të jeni të sigurt se më herët se vonë, të gjithë do të shohin në praktikë dhe jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit, qoftë dhe ndaj KÇK”

 

 

Ndërkohë shefi i qeverisë ftoi qytetarët të mos ngurrojnë të shkruajnë, duke siguruar se paralelisht Qeveria po punon për të bërë të detyrueshëm aplikimin online për një numër shumë të madh shërbimesh.

Më shumë video

Reklamë