E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Video · Politikë

Rama: Ka rishfaqje të korrupsionit të vogël te Policia Rrugore, SHÇBA të veprojë

Në takimin me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe ministrin Blendi Çuçi, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj uniformave blu, teksa ngriti problematikëse se në Policinë Rrugore ka një rishfaqje të vogël të korrupsionit.

 

Për këtë, ai i bëri thirrje SHÇBA-së që të veprojë dhe të godasë çdo rast.

 

Reklamë

Ai vuri në dukje edhe mungesën e  etikës së komunikimit me qytetarët, duke e cilësuar të pajustifikueshme. Sipas tij, ky fenomen është në rritje.

 

“Dua të falenderoj SHÇBA dhe ti përgëzoj për punën e tyre. K një rishfaqje të korrupsionit tek policia rrugore. SHÇBA duhet të reagojë. Nuk duhet të ketë presion mbi drejtuesit e automjeteve për marrjen e ryshfetit dhe është e patolerueshme që megjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, qytetarët të mos ndjejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën dhe qarkullimin rrugor, ky është fakt”,tha Rama.

Më shumë video

Reklamë