Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e kemi parë disa herë pa maskë mbrojtëse në takimet që ka realizuar me qytetarët.

Në një konferencë me gazetarët këtë të martë, Kryemadhi u shpreh se është krituar shpesh edhe nga presidenti Ilir Meta për mos mbajtjen e maskës.

Ajo tregoi se kreu i shtetit i mban edhe distance për shkak të COVID, teksa shtoi se di të mbrohet më mirë se të tjerët nga virusi.

“Kam marrë kritika nga Presidenti, madje mban edhe distancë perj COVID-19. Presidenti është diplomuar për ekonomi politike kryeministri ka mbaruar për vizatim, unë për biokimi. Di të dalloj si mund të ruhesh nga një pandemi apo gjendje virale. Të mbash distancën, higjienën, është më e vështirë për ta kapur si virus. Çështja e COVID-19 ka të bëjë, gjëja e parë që luftohet është trupi me imunitet të fortë. Tryezat e shqiptarëve nuk janë ato të oligarkëve të Ramës. Nuk ushqejnë dot me bukë fëmijët. Për imunitet duhet të jesh i ushqyer mirë, duhet të kesh punë të mirë, të kesh pagë të mirë. Edi Rama i hoqi këto. I varfëroi shqiptarët. Gjëja kryesore që duhet të bëjë Rama, mbajtja e maskës ia shtoi rastet, nuk ia zvogëloi. Ka qindra shqiptarë që marrin ilaçe në shtëpi dhe shkojnë deri në 1 mijë euro. Meqë ky qenka menaxher i madh, s’ka nevojë të bëjë salltanet të madh, t’u paguajë shqiptarëve lekët e kurimit, të dezinfektojë shkollat. Fëmijët janë kryesorë, nuk sëmuren, por e transportojnë. LSI nuk e kap virusi kurrë. Edhe po e zuri, ka imunitet top, nuk e gjen gjë. Kështu që mos i zërë meraku kot”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *