“Edi Rama ka frikë nga konkurrenca dhe zgjedhjet ne Partine Socialiste” , deklaron Ben Blushi nga qyteti i Kukesit, disa ditë pasi bëri publike nismën e tij për t’u bërë kryetar i kesaj partie. Blushi vazhdon te këmbëngule se Rama po drejton PS-ne pa mandat dhe per pasoje, thotë se, nuk mund te vendose ai nëse ka apo jo zgjedhje për kryetar. Per Blushin, ne baze te statutit, Rama është vetëm nje kandidat ne gare.
“Zgjedhjet nuk i cakton Rama që në këtë rast është një nga kandidatët. Rama si një nga kandidatët, nuk mund të caktojë nëse do ketë zgjedhje dhe kush do jenë kandidatët. të gjithë ata që nxituan duke thënë se nuk ka zgjedhje kanë bërë një gafë”, tha Blushi. Deri tani ne mbështetje te nje gare brenda socialisteve, vetëm deputetja Hafizi ka kërkuar publikisht respektim te rregullave te statutit ne PS, ndërsa pjesa tjeter e drejtuesve te Partisë Socialiste e konsiderojnë te konfirmuar kryetarin Rama pas fitores se zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.