Subscribe

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar duket se do të nisë edhe diskutimi për një ligj për Presidentin e Republikës. Diçka të tillë e tha kryeministri Edi Rama gjatë seancës parlamentare. Për Ramën, ka ardhur koha që të ketë një ligj për Presidentin e Republikës.

 

“Të shtyjmë përpara edhe draftin e ligjit për Presidentin e Repbulikës. Është një draft i shfaqur shumë herë në diskutimet e palëve që përfaqësohen në Parlament. Ka ardhur koha që të ketë një ligj për Presidentin e Republikës. Besoj se ka edhe këtu eksperienca plot që nuk ka nevojë t’i shpikim, por mjafton që t’i marrim, t’i studiojmë dhe t’i harmonizojmë për të patur një ligj për Presidentin e Republikës që është sa i nevojshëm, aq edhe i munguar në gjithë këto vite.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *