Subscribe

Kryeministri Edi Rama hedh një tjetër hap drejt kompromisit me opozitën për miratimin e reformës në drejtësi. Ai propozoi mekanizmin zhbllokues për institucionet e Vetingut, sipas të cilit, Parlamenti do të anashkalohet nga përzgjedhja e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë. Rama thekson se nuk toleron kurrsesi Vetingun, duke thënë se pas vijës së kuqe qëndrojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
Rama flet për shkundje nga themelet të sistemit të korruptuar të drejtësisë. Kryeministri kujtoi ato që ai i cilësoi bëmat e një sistemi drejtësie të kapur nga qeveria e PD. Por nuk u mjaftua me kaq. Shefi i ekzekutivit i kujtoi kundërshtarit politik se si ai vete i shpëtoi drejtësisë. Kryeministri tha se koalicioni qeverisës për asnjë moment, nuk ka pasur si qëllim kapjen e sistemit, pasi sipas tij, pa reformonim në themel të drejtësisë, Bashkimi Europian nuk do t’ia çele Shqipërisë dyert e integrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *