Kryeministri Rama ka hedhur poshtë zërat se do të ketë një koalicion me Partinë Demokratike, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Në një takime gratë dhe vajzat ne Fier, kreu i qeverisë tha se marrëveshja me Bashën nuk do të thotë koalicion.

 

“Kur bëmë marrëveshjen nuk llogaritëm sa karrige donin ata. I donin për të kontrollouar zgjedhjet nga brenda? Bujrum. I morën, le ta shohin ç’bëjmë ne me administratën. Në atë moment bëmë gjënë e duhur, s’ma ka ngrënë mendja ndonjëherë siç ju luta Lulit për ta takuar. Mos humbni kohë me ata që dalin në TV dhe thonë këta janë marrë vesh, etj. Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë, ja sheshi, ja mejdani dhe pastaj vendos populli kush do mbajë timonin e reformave për 4 vitet e ardhshme. Na jepni fuqinë që na duhet.”

 

Edi Rama ka kërkuar votën per Partine Socialiste më 25 qershor, për të çuar përpara reformat.

 

“Të jemi sa më shumë në 25 qershor. Që të kemi më shumë fuqi sepse vërtet kemi bërë shumë në këto 44 muaj, që në shtator bëhen 4 vjet, por mund të bëjmë edhe më tepër. Ndaj na duhet më shumë fuqi dhe fuqia vjen nga mbështetja, ajo lexohet me votë. Ne s’duam më shumë pushtet për veten, por për ju. Kontributi juaj të jetë për shtetin dhe të kemi në punë më të mirët. Na duhet më shumë fuqi, që askush të mos gjejë derë të hyjë nga mbrapa.”

 

Kryeministri u shpreh se vendi është gati për te çelur negociatat, pasi është hapur rruga e reformës në drejtësi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *