Subscribe

Gjatë një takim elektoral me sipërmarrës të zonës se Shëngjinit, kryeministri është ndalur edhe njëherë tek marrëveshja e bërë me liderin e opozitës. Sipas Edi Rames, gjithçka është bere vetëm për të mirën e shqiptarëve.

 

Rama iu përgjigj edhe akuzave te Bashes per përfshirjen e administratës në fushate. “Çdo drejtor, mësues, edukator ka të drejtën që pas pune të marrë pjesë në fushatë pasi është i zhveshur nga kostumi zyrtar”, – u shpreh Kryeministri.

 

“PD le të ketë sytë e veshët në administratë dhe të kontrollojë e të shohë se gjithë kjo paranojë që shteti vë njerëzit në rresht nuk është realiteti ynë. Ka fenomene të tilla, por e rëndësishme ka që të mos ekzagjerohet se njerëzit kanë të drejtë pas orarit të punës të bëjnë atë që ata për zgjedhjet. Mësuesit, drejtorët e shkollave kanë të drejtë që pas orarit të punës të bëjnë çfarë të duan. Nuk mund ta kthejnë këtë histori doli mësuesi filan, por pas orës së punës ka të drejtën secili të bëjë atë që do.”

 

Teksa kërkoi votën për Partine Socialiste, Rama premtoi se në mandatin e dytë do të ndërtoje autostradën Milot-Lezhe. Kryeministri Rama përmendi disa nga reformat e suksesshme te arritura ne katër vite qeverisje.

 

 

Fjalën në takimin e plotë të kreut të qeverisë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *