Kryeministri Edi Rama konfirmoi nisjen e procesit të vaksinimit kundër Covid-19 këtë të hënë.

Kreu i qeverisë shkroi në rrjetet sociale se ky është një lajm i mirë për Shqiperinë.

 

Nesër nisim vaksinimin anti-Covid19, shkruan Rama, duke mos harruar të postojë edhe sloganin e fushatës së vaksinimit “Shqiperia buzeqësh”.

 

Pak javë më parë kryeministri Rama ishte vetë në SHBA ku negocioi me drejtues të kompanisë Pfizer mbi blerjen e vaksinës .

Rama tha se janë porositur 500 mijë doza nga kjo kompani, të cilat do të vijnë të ndara.

Fillimisht pritet të mbërrijnë 10,750 doza gjatë janarit ndërsa 30,250 doza të tjera do të vijnë në shkurt  e më pas edhe të tjerat në bazë të planit të vaksinimit.

Te paret pritet të vaksinohen bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë, moshat madhore duke nisur nga 75 vjeç e më pas duke vijuar dhe grafikun e përgatitur për moshat në ulje por me rrisk te lartge si pasoje e semundjeve qe kane.

Vaksinimi do te jete falas dhe jo i detyrueshem.

Qëndra e vaksinimit është ngritur pranë stadiumit të ri kombëtar “Air Albania” në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *