Të tjera doza vaksinash Pfizer do të mbërrijnë të hënën në Shqipëri.

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në “Facebook” se nesër pritet të vijnë rreth 11.700 vaksina Pfizer.

 

Ai bëri me dije se deri më tani janë kryer në total mbi 770 mijë vaksina për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

 

“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *