Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar financimin prej 18.8 milionë eurosh nga qeveria gjermane për përmirësimin e kushteve të godinave studentore, si financimi i parë serioz i siguruar më parë nga ndonjë qeveri, për të përmirësuar kushtet e jetesës për studentët.

 

Permes një video të publikuar në rrjetet sociale shefi i qeverisë, thekson faktin se këto janë pamjet e qarta që tregojnë transformimin që po pësojnë godinat studentore nga financimi prej 18.8 milionë eurosh, ku sipas tij, është edhe investimi i parë serioz që ka ndërmarrë më parë ndonjë qeveri.

 

“Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t’ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti?”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *