Pak orë pas marrëveshjes Rama – Basha, çadra e opozitës u mbyll.  E ngritur në 18 shkurt, pas 90 ditëve në mes të bulevardit, e ashtuquajtura nga Basha “çadra e lirisë” u çmontua gjatë natës, dukë u gdhirë e premtja. Por pak orë pas mbylljes, me anë të një statusi në Facebook, Rama ka ironizuar çadrën e demokratëve.

 

Ai ka postuar një foto të shoqëruar me mbishkrimin: Japim një çadër me qira, për evente, dasma e protesta.” Për shefin e qeverisë mbyllja e çadrës, i hap rrugën votimit të reformës në drejtësi. “Tanimë është hapur edhe rruga e vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit” – thekson Kryeministri. Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” ka rinisur qarkullimi normal i automjeteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *