Kryeministri Rama ndodhet në Pragë në një samit të përbashkët mes vendeve te Vishogradit dhe atyre të Ballkanit Perendimor.

Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia kanë dhënë mbështetje totale për çeljen e negociatave të Shqiperisë me Bashkimin Europian.

Madje sipas Ramës, këto vende kanë edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik te Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *