Subscribe

Kryeministi Edi Rama deklaroi se po mendohet një plan konkret edhe për hapjen e klinikave dentare, berberëve dhe floktoreve, mirëpo kjo gjë nuk do të ndodhe para dates 11 maj. Edhe kur të hapen, ato do të kenë një protokoll të larte sigurie.

Ai bëri me dije se hapja e këtyre aktiviteteve do të shoqërohet  me një protokoll të qartë sigurie, ndërsa shtoi se po shikohet mundësia për lehtësimin e masave ndaj bizneseve që ka shumë punonjës.

“Po shohim dhe mundësinë për hapjen e floktoreve, berberëve e denstistëve, pasi janë dhe disa biznese specifike dhe të rrezikshme, prandaj do kenë një protokoll të qartë sigurie në një kohë të dytë. Do mund të lehtësojmë dhe këto aktivitet ku ka jo pak të punësuar. Pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen”.

Ndër të tjera, Rama përsëriti që aktualisht do të vijojë të aplikohet procesi i hapjes së korridoreve ajrore

“Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *