Subscribe

Duke marrë shkas nga reagimet e opozitës lidhur me propozimet e deputetit Ilir Beqaj për të ulur pagat në mënyrë për të përballuar situatën kundër COVID-19, kryeministri Edi Rama garantoi se kjo nuk ka për të ndodhur.

Kreu i qeverisë nënvizoi se pensionet dhe pagat nuk do të ulen për asnjë arsye.

“Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash, se dikush ka një ide dhe mund t’i thotë në një vend ku të gjithë mund të shprehin idetë e tyre. Sa i përket vendimi zyrtar të qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Nëse do të preken, do të preken vetëm për t’u rritur dhe asnjëherë për t’u ulur, për asnjë arsye në botë”, deklaroi Rama.

Sa i përket hapjes së lëvizjes mes qyteteve dhe kufijve me vendet fqinje, Rama njoftoi se qeveria do të vendosë lidhur me këtë masë më 11 maj. “Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrore për të hyrë në vendin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *