Subscribe

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me strukturat e integrimit europian pas vendimit të marrë nga vendet e BE-së, që negociatat të happen në qershor 2019.

 

Rama tha se të gjithë kanë punuar shumë në mënyre që Shqipëria të merrte vendimin për hapjen e negociatave në vitin 2019, dhe në këto përpjekje janë përfshirë edhe fqinjet tanë Italia dhe Greqia.

Kreu I qeverisë tha se Shqipëria deri në këtë fazë ka bërë më shumë se kushdo vend tjetër që kërkon të anëtarësohet ne Bashkimin Europian.

“ Fqinji ynë Maqedonia pranoi ndryshimin e emrit vetëm për të nisur negociatat me BE-në. Ndërsa ne e fituam këtë vendim pa na u kërkuar asgjë në këmnbim, thjesht e vetëm mbi bazën e  prioriteteve kyçe që janë të domosdoshme në këtë process. Të gjithë duhet të kuptojnë se nuk bëhet fjalë për kushte speciale por për detyrime të rëndësishme që duhet bërë”.

Rama tha se Shqiperia nuk ka humbur 12 muaj, por ka 12 muaj pune perpara qe te vazhdoje perpara procesin e integrimit europian duke i thelluar te gjitha reformat qe kemi bere deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *