E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama ironizon opozitën: Shqipëria ofron edhe “turizëm protestash”

Kryeministri Edi Ram ironizoi aksionin e partise demokratike dhe aleateve te saj.

Duke folur ne Lezhe per investimet ne turizem shefi i qeverise tha se Shqiperia të përfshihet në listën e vendeve që mund të ofrojë edhe “turizëm protestash”.

EDI RAMA

KRYEMINISTER

Ne mund të bëhemi një vend, që do mund të ofrojmë edhe turizëm protestash. Me që kanë orare të përcaktuar dhe që mbeten me perimetra shumë të vegjël dhe me të gjithë atë skenografinë e përgatitur për të argëtuar njerëzit përmes ekraneve, duke iu sugjeruar edhe vizitorëve të shohin edhe një protestë,vetëm se do të numërohen si protestues dhe do i rrisin numrin artificialisht”.

Duke iu referuar shifrave kryeministri theksoi se vitet e fundit numri i turisteve te huaj qe kane zgjedhur destiancionet shqiptare eshte rritur ndjeshem.

 

EDI RAMA

“Numri i turistëve nordikë, këtë vit rritet me 20 % dhe ai i turistëve polakë me 40 %. Këto janë shifra që vijnë nga kontrata të operatorëve.Shifrat e 4 mujorit të parë e të këtij muaji janë inkurajuese. Në muajin mars patëm 10 % më shumë të huaj që hynë në Shqipëri dhe në prill pothuajse 10 % më shumë”.

 

Por per Ramen ndikim ne zhvillimin e turizmit ka dhene edhe rilindja urbane qe ka transformuar qendrat e qyteteve nga veriu ne jug te vendit.

Vazhdo të lexosh