Kryeministri Rama e ka komentuar me nota ironie drejt opozitës marrëveshjen në Këshillin Politik për administrimin e zgjedhjeve.

Duket se kreu i qeverisë priste të cekeshin disa cështje të tjera që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor, e për këtë arsye shkruan se ka edhe më mirë sesa kjo marrëveshje që u arrit.

Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit:

“Mirë e kishim ashtu siç e kishim”

Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata.

Duke vijuar me dozat e ironisë drejt Bashës, kryeministri shkruan se e rëndësishme është që LBPD do hyje ne zgjedhje me një Kod Zgjedhor sic dëshiron vetë opozita. Revolucioni mbaroi, shton më tej Rama.

Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur,Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *