Lideri socialist Edi Rama në turin e tij të radhës ishte në qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën para banorëve, Rama komentoi sërish kontratën e lobimit të Partisë Demokratike.
“Aritmetika ka hyrë në një histori të panjohur, 7×7=42 habiteshim dhe qeshnim, po s’kishim parë asgjë, se u bë 7×7 =6 mln, me këtë kontratën e patriotëve, që befasisht 3 patriotë nga e njëjta familje u lindi në zemër të nxjerrin 6 mln që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta. Është e habitshme se si pastaj, në kënete thuhet ca janë këto 6 mln, këto s’janë asgjë me çfarë ka bërë narko regjimi, çfarë ka bërë Rama me qeverinë, është fundi ky”, tha Rama.
Gjatë turit përmbyllës në Gjirokastër, Rama irozini edhe partitë e reja në këto zgjedhje. Ai i konsideroi ato si një farë e zezë që prodhoi LSI dikur.
“Nuk duhet lënë ajo farë e keqe të mbijë, ndryshe nga këneta ka vetëm një gjë, këneta ka buf, ata kanë ca djem të rinj, në moshë, se në tru janë ca bufa të vegjël”, tha Rama
Për herë të parë lideri socialist komentoi dhe problemet me shpërndajrn e e zarfeve për votën e diasporës në Greqi, ndërs ai bëri thirrje emigrantëve që të votojnë.
“U bë një mishmash, jo DHL, jo ku e di unë se ca. Por, tanimë mundësia është. Do ju lutesha atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, të vendosin edhe ata për ta çuar në vend këtë amanet shekullor, për t’iu dhënë fëmijëve në Greqi dhe vetes tyre, këtë pasaportë europiane. Shqiptarët e Greqisë e janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë”, tha Rama.
Rama premtoi se brenda vitit 2030 Gjirokastra do të ketë funksional aeroportin sezonal nga cili do të kryhen fluturime ndërkombëtare./vizionplus.tv





