Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu përgjigj me jo pak ironi akuzave të Lulzim Bashës pas seancës parlamentare ku u zgjodh Lindita Nikolla kryetare.

Kreu i qeverise tha se nuk i ka dëgjuar akuzat e kryedemokratit, por sidoqoftë në ditë të vështira që po kalon PD-ja, këto janë të mirëkuptueshme, sipas Ramës.

 

“S’kam dëgjuar asgjë, përveç atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama.

 

Ndërsa zgjedhjet e Lindita Nikollës në krye të Parlamentit ai e konsideroi një lajm shumë të mirë.

 

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës plenare është shprehur se  emërimi në krye të parlamentit të Lindita Nikollës është një lajm shumë i mirë. krejtësisht instiktiv.

 

“Parlamenti ka në krye një grua të të respektuar nga të gjithë dhe patjetër edhe një politikane që asnjëherë nuk i ka  fryrë zjarrit të konfliktit. Është një lajm i mirë.”- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *