Kryedemokrati Lulzim Basha u “shigjetua” nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës që ky i fundit mbajti në mbledhjen e Asamblesë së PS. Duke folur për uljen e taksave për biznesin e vogël, Edi Rama tha se për shkak të fushatës elektorale, Basha do të premtojë “çudira”.

 

“Unë e kuptoj që ky zerim krijon problem të madh, sepse është fakt jo garë premtimesh, por duhet të jesh vërtet kaq i mllefosur dhe kaq i ndërkryer, sa të mos qeshësh, e le më të shkosh e ta votosh Lulin, kur thotë ‘ne do e bëjmë 0.5’. Unë jam i bindur se kur të vijë fushata ai do të thotë ‘do ta bëjmë -0.5’. Edhe e bën ai, të jeni të sigurt, se priret për mirë, do që njerëzit të jenë të gëzuar kur iu flet. Por ai thotë se do e bëjmë 0.5, por ama s’ka më tarifa, që do të thotë mos paguani për pastrimin, se do e pastrojë Luli me fshesën e Monikës. Mos paguani për ndriçimin, se do na ndriçojë Iliri me Saliun. Ky është një dëshpërim i madh dhe dëshpërimin e bën më të madh fakti që këto janë sot fakt.”

 

Edhe një herë tjetër, shefi i qeverisë deklaroi se ata në krye të qeverisë do të ishin një e keqe për vendin.

 

“Në çdo drejtim me PS ka më shumë përpjekje të pandalshme dhe të pakthyeshme për të vënë gjërat në vend dhe për të bërë gjërat drejt. Me ata të tjerët ka vetëm rrëmujë dhe gjërat që bëhen, bëhen mbrapsht. Ky është një dallim shumë i thjeshtë. Nuk ka një zgjedhje tjetër të mundshme përveç PS.”

 

Për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht gjithçkaje të bërë, ka ende punë dhe prandaj duhet një mandat i tretë për PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *