E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama ironizon akuzat e PD për survejimin e Bashës

Kryeministri Edi Rama reagoi në twitter dhe facebook mbi akuzat e PD-së ndaj policisë për survijim ndaj Lulzim Bashës.

 

Rama shkruan se shumë shpejt do të dalë e vërteta edhe për audio-përgjimin e pretenduar nga PD ndaj vëllait të ministit Xhafaj ndërkohe që akuzat e fundit për ndjekje të policisë ndaj Bashës, ia vlen vetëm të qeshesh.

 

Reklamë

Me poshtë postimi I plotë I Ramës:

 

“Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike. Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin.

 

Me heret edhe Policia e Shtetit mohoi akuzat e selise blu dhe gjithcka e quajti spekulim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë