Rama intervistë me El Mundo: Ja kur do të bëhet pezullimi i TikTok

Kryeministri Rama ishte në Madrid të premten për të prezantuar edicionin e 30-të të Kongresit Botëror të Drejtësisë, organizuar nga Shoqata Botërore e Juristëve, i kryesuar nga avokati Javier Cremades, i cili do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.
Kryesocialisti ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “El Mundo”.
I pyetur nga gazetarja për pezullimin e rrjetit social kinez TikTok për një vit, Rama tha se do të realizohet brenda pak ditësh.
Pjesë nga intervista:
Një muaj më parë, vendosët të pezulloni rrjetin social kinez TikTok për një vit. Cila ishte arsyeja e kësaj mase? A po i shihni tashmë rezultatet e para që prisnit?
Rama: TikTok është shumë toksik, veçanërisht për fëmijët dhe 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar. Pezullimi ende nuk është kryer, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Ne po angazhohemi gjithashtu në dialog konstruktiv me ta. U befasova nga gatishmëria juaj për të adresuar shqetësimet tona. Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona. /vizionplus.tv




