Subscribe

Kryeministri Edi Rama i ka bere sot nje propozim te ri opozitës per reformën ne drejtësi. Ne nje postim ne rrjetet sociale Rama thote se do te votoje cdo variant te PD-se, qe merr miratimin e SHBA dhe BE.

Nje propozim i ri per PD: Shkruajeni vete si te doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojmë pa levizur asnjë presje!

Me herët, kryeministri beri nje paralajmërim te forte, se dështimi i reformës ne drejtësi, do te sjelle kosto te pallogaritshme per vendit dhe procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. Rama iu drejtua diplomateve te pranishem ne Konferencën e Ambasadoreve  duke thene se ndërkombëtaret jane  investuar si kurrë me pare ne kohe paqeje.

“Ju jeni te paret qe keni vetëdijen e plote nga kontakti i vazhdueshëm me gjithë vendet partnere ne kete proces per peshën e jashtëzakonshme qe ka kjo reforme ne raport me marrëdhëniet tona me BE, ne raport me imazhin e Shqipërisë ne syte e partnereve strategjike dhe ne raport me te nesërmen, qe mund te vije me nje kosto te pallogaritshme ne varësi te fatit te reformës”.

Megjithatë, shefi i qeverise ka lane te hapur mundësinë e nje kompromisi me opozitën per këtë çështje.

“Dua ta nënvizoj qe ne jemi shume te vendosur qe deri ne momentet e fundit te bejme çdo përpjekje ne përputhje te plote me qëllimin dhe qëndrimin e partnereve strategjike”.

Reforma sipas kryeministrit është e rëndësishme edhe per bashkëpunimin me partneret ndërkombëtare ne përballimin e sfidave globale.

Ndersa kryetari i LSI, Ilir Meta u shpreh optimist per miratimin e reformës ne drejtësi, gjate nje takimi me ambasadoret, ku edhe vonesën kete takim e justifikoi me përpjekjet per gjetjen e nje zgjidhjeje përfundimtare.

Ilir Meta: Vazhdojnë përpjekjet per t’i dhene nje zgjidhje përfundimtare me sukses reformës ne drejtësi. Kjo eshte arsyeja e voneses sime. Do perpiqemi ne ditet ne vijim te miratojmë reformën, qe te lehtësojmë edhe punen tuaj. Tani jemi ne momentet e fundit dhe duhet te miratojmë ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e rëndësishme. Ne do bejme çdo gje qe kjo reforme te behet me konsensus e te japim nje imazh pozitiv per vendin tone.

Keto deklarata, kreu i kuvendit i beri teksa me pare kishte takuar dy ambasadoret Romana Vlahutin dhe Donald Lu, te cilët jane angazhuar fuqimisht per miratimin e reformës ne drejtësi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *