Shëndetësia ka qene sektori tek i cili ka vendosur te fokusohet kryeministri Edi Rama ne kete fundjave. Ne Sarande dhe ne Gjirokastër, ai ka inspektuar spitalet e këtyre qyteteve, por edhe maternitetet; ne Sarande punimet per maternitetin e ri sapo kane nisur, ndërkohe qe ne Gjirokastër investimi prej 1.5 milionë dollarësh ka përfunduar tashme.
“Ju e dini më mirë se unë, këtu sikur shkonin në spital lufte, me dritaret e mbyllura me plastmasë, pa xhama e p a korniza. Tani është bërë një maternitet komplet europian. Patjetër do të vazhdojmë hap pas hapi me të tjerat. Është një kantier i madh shëndetësia dhe ka nevoja të jashtëzakonshme, por hap pas hapi.”
E meqenëse Gjirokastra eshte nje pike e rëndësishme turistike per Shqipërinë, kryeministri Rama ka pare nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugës nga sheshi i Çerçizit deri në Postbllok
“Është e rëndësishme që ne të mbyllim këtë pjesë dhe të vazhdojmë me pjesën sipër, të Unazës dhe sheshin e ri, që të jetë komplet pedonal, në mënyrë që të bëhet hyrja në Pazar. Kështu kompletohet ky aspekt, në aksin që fut dhe nxjerr njerëzit që vizitojnë Gjirokastrën. Pastaj është projekti tjetër i atyre 20 shtëpive të para që duam t’i “binjakëzojmë” si shtëpi të restauruara me shtëpinë e Kadaresë. Gjithashtu, edhe ndërhyrja që duam të bëjmë me Fondin e Zhvillimit, në pjesën poshtë për të pastruar të gjithë situatën rreth godinave të reja. Natyrisht pa harruar fokusin tek ndriçimi publik, që është themelor për ta ndriçuar në mënyrë të posaçme Gjirokastrën.”
Ky projekt me vlere 250 milionë lekësh parashikon qe rruga me gjatësi 1,3 kilometra, e cila lidh qendrën historike me rrugën nacionale, të ketë dy korsi kalimi, do të pajiset me trotuar këmbësorësh në njërën anë të saj, ndriçim dekorativ dhe sipërfaqe të gjelbëruara përgjatë gjithë gjatësisë.