Subscribe

Me shume se gjysma e punimeve për rrugën Kardhiq-Delvinë është kryer dhe ky aks i rëndësishëm veçanërisht për turizmin pritet te përfundojë ne fund te vitit te ardhshëm. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet ne këtë rruge e cila shmang Qafën e Muzinës dhe shkurton me një orë lidhjen e Tiranës me Sarandën.

 

Edi Rama: “Kjo është nga pjesët më problematike që kemi trashëguar ne edhe si kulturë pune edhe si inerci që këto ngrëniet të hyjnë në fazë rehabilitimi me ato sistemet që nxjerrin bimësi. Duhet bërë një projekt siç e ka gjithë bota normale, që aty ku gërryhet mali, ose kodra për arsye të veprës, të krijohen kushte për rehabilitim. Është tamam si një plagë që çan dhe e lë në qiell të hapur. Volumi i punës është shumë i kënaqshëm. Sfida jonë është që jo vetëm të bëjmë rrugë ku të kalojnë njerëzit, por edhe rrugë cilësore, të qëndrueshme dhe nga pikëpamja mjedisore të pakontestueshme. Kështu që është shumë mirë, por duhet të bëhen të gjitha këto që të kurohet çdo lloj detaji që të jetë rrugë model.”

 

Gjate qëndrimit ne Gjirokastër, kryeministri Rama ka vizituar qendrën shëndetësore ne Lunxhëri e cila është rindërtuar plotësisht. Ajo u shërben rreth 4 800 banoreve e ky është investimi i pare qe behet qe prej vitit 1996

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *