Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë inspektuar mbrëmjen e kësaj të premteje punimet në bypass-in e Vlorës.

Teksa e konsideroi një prej veprave më të mira të infrastrukturës kombëtare që do të nxisë zhvillimin e turizmit, kreu i qeverisë u shpreh se në këtë kantier po punohet 24 orë.

“Në kantierin e bypass-it ku prej muajsh punohet me tre turne, për të përmbyllur një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila jo vetëm e afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale, por do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik të llojit më të bukur. Një segment kyç në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit, i cili do të jetë gati para nisjes së sezonit të ardhshëm turistik”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, ministrja Balluku tha në fjalën e saj se punëtorët në këtë aks punojnë me tre turne, duke shtuar se deri më tani ka përfunduar 60% e ndërtimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *