E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama inspekton konviktet : Kushtet te inxhinieria njësoj si në Gjermani

Ne marsin e vitit te ardhshëm studentet e Inxhinierisë se Ndërtimit do te kenë konvikte me standarde me te mira. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet tek këto konvikte te cilat po rikonstruktohen fale nje marrëveshje me qeverine gjermane qe përfshin nga ngrohja deri tek detajet me te vogla qe do te permiresojne jetesën e me shume se 1 mije studenteve.

 

Reklamë

 “Janë kushtet e standarde njësoj si në Gjermani për shkak të programit të Bankës Gjermane për Zhvillim. Kjo do jetë si të thuash pararoja e standardeve dhe e të gjithë transformimit, ndërkohë që për godinat e tjera do veprojmë më shpejt dhe me standarde dinjitoze dhe europiane”.

 

Përmirësimi i kushteve ne konvikte ishte nje prej 8 kërkesave te studenteve qe u çuan ne proteste ne fillim te ketij muaji, proteste qe pritet te vazhdoje pas pushimeve te fundvitit.

Më shumë video

Reklamë